Fjalë Kyçe

Shkon në 217 numri i të shëruarve në Shqipëri, 20 persona fituan betejën kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Shkon në 217 numri i të shëruarve në Shqipëri, 20 persona fituan betejën kundër Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217. Të shëruarit janë në të gjitha grupmoshat.

Ndërkohë numri i të infektuarve me CoVid-19 në Shqipëri sot ka shkuar në 446 raste, pasi gjatë 24 orëve të fundit janë prekur edhe 13 pacientë të tjerë.  Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.