Fjalë Kyçe

Shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Shkon në 46 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Në Shqipëri ka shkuar në 46 numri i viktimave nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti.

Kërkimet po vazhdojnë edhe tani, mbi 50 orë nga tërmeti tragjik që ka goditur Shqipërinë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi nga rrënojat janë nxjerrë 3 anëtarë të familjes Lala fatkeqësisht pa shenja jete – derisa brenda ka mbetur ende edhe një anëtar i kësaj familje.

Vlen të theksohet se Shqipëria po vazhdon të goditet nga tërmetet që si pasojë e ngritjes së tokës për 10 cm sipas ekspertëve do të merrë kohë derisa pllakat seizmike të bien në vendin e tyre.