Numri i të vdekurve rritet në më shumë se gjashtëdhjetë veta.
Gjatë mbrëmjes së kaluar është kryer një sulm në sallën më të madhe të koncerteve në Moskë “Crocus City Hall”.
Komiteti Hetues i Rusisë ka thënë se numri i personave të vrarë tanimë është më shumë se 60 ndërsa mbi 100 të tjerë janë plagosur, raporton skynews.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA citoi një zëdhënës të Komitetit Hetues të thoshte se ishte shumë herët për të thënë ndonjë gjë për fatin e sulmuesve.
Gjithashtu u raportuan shpërthime dhe një zjarr i madh shpërtheu në ndërtesë, duke shkaktuar shembjen e një pjese të çatisë pranë një teatri, por tani thuhet se është shuar.
Ndryshe, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjet, duke pretenduar se ka sulmuar një tubim të madh të të krishterëve në Krasnogorsk në periferi të Moskës.