Stuhia e fuqishme “Gloria” ka goditur pjesën lindore të Spanjës, që sipas njoftimeve të paktën katër kanë humbur jetën.
Rajoni përreth Valencias dhe ishujve Baleare, u godit më rëndë, me përmbytje të mëdha dhe erëra të forta që kanë shkaktuar panik.
Nga stuhia e fortë dhe valët e larta shkuma e oqeanit të martën mbuloi pjesë të qytetit bregdetar spanjoll Tossa de Mar.
Pamjet treguan se valët po përplasen në plazhin e Tossa de Mar, me ujërat që lëviznin nëpër restorante dhe biznese të linjës bregdetare, gjatë rrugës për në qendrën e qytetit të vjetër.
Sipas autoriteteve të vendit shkuma e detit formohet normalisht kur oqeani thith koncentrime të larta të lëndës organike, siç janë lulëzimi i algave që formojnë agjentë shkumues.
Autoritetet në Tossa de Mar e përshkruanin situatën si të komplikuar, megjithatë, informuan se shkuma nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për banorët.