Numbeo vlerëson se për gjashtë mujorin e këtij viti, Tirana është kryeqyteti më i ndotur i Evropës, ndërsa pas saj vjen Shkupi.
Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana dhe i Maqedonisë se Veriut Shkupi konsiderohen kryeqytetet më të ndotura të Evropës për gjashtë mujorin e parë të vitit 2019 transmenton Anadolu Agency ( AA).
Ndotja në Tiranë është më e larta duke shënuar 83.72 nga 82.8 që përllogaritej në fillim të këtij viti.
Si kryeqytet Tirana prin kurse në listën e qyteteve është në vendin e tretë pasi në venin e parë është qyteti i Tetovës.
Pas kryeqytetit shqiptar në Evropë kryeqyteti më i ndotur është Shkupi ku indeksi i ndotjes u llogarit në 82.6 pikë.