Fjalë Kyçe

Shkupi refuzon testet e koronavirusit, nuk iu beson rezultateve

Shkupi refuzon testet e koronavirusit, nuk iu beson rezultateve

Skuadra shqiptare në Maqedoninë Veriore, Shkupi, ka befasuar me reagimet e fundit.

Shkupi, njësoj sikur Struga, kanë refuzuar testet e koronavirusit, me insistimin se nuk besojnë në rezultatet e tyre, përcjell lajmi.net.

Shkupi dhe Struga do të sigurojnë tashmë testet e tyre, për t’i kryer vet testet e nevojshme lidhur me Covid-19.

Në Maqedoni, është Unioni i Lojtarëve të Futbollit që po i kryen këto teste, por Shkupi e Struga nuk do të testohen aty.

Skuadrat nuk kanë besimin e duhur për të pranuar rezultatet e tyre.