Shkurta prezanton nipin e saj të pashëm Këngëtarja e mirënjohur, Shkurte Fejza konsiderohet ikonë e muzikës shqipe.
Ajo për dekada me radhë ka sjell këngë që janë bërë hite në mbarë trojet shqiptare, shkruan rtv21.tv.
Krahas muzikës, të cilën edhe sot e bënë me shumë mund për fansat e saj të shumtë, këngëtarja po mundohet që të qëndrojë sa më afër tyre.
Shkurta, në rrjete sociale po publikon imazhe të ndryshme nga jeta private dhe profesionale për fansat e saj të shumtë.
Së fundmi këngëtarja ka hedhur në facebook një imazh të bukur me nipin e saj nga qyteti i Stuttgartit.
“Me nipin tim Jetishin ne Shtutgard”, ka shkruar ajo krahas imazhit, teksa ka marrë komente dhe pëlqime të shumta.
Këngëtarja qe 35 vjet është e martuar me Hajrush Behlulin, me të cilin ka tri vajza dhe një djalë.