Mbrëmja solemne e ashtu quajtura “Ballo Pranverore”, e organizuar në kuadër të radio televizionit 21 tash e sa vite mbledhë fytyra të shumta të sferës publike.
Këngëtarë, artistë, politikan e njerëz me profesione të ndryshme festojnë së bashku çdo pranverë këtë festë të madhe, shkruan “Kosovarja”.
As këtë vit në mesin e tyre nuk munguan fytyrat tanimë të njohura dhe të dashura për publikun qofshin ato të botës së muzikës, teatrit, modelimit etj.
Ajo që në këtë mbrëmje konsiderohet fokus është veshja e të ftuarve, që natyrisht secili në mënyrën e tij mundohet të duket sa më bukur.
Prezente ishte edhe Shkurte Fejza bashkë me dy vajzat e saj, Gresën dhe Besianën.
Ku padyshim mund të themi se Shkurta përkundër moshës po duket si të jetë shoqe e vajzave të saj.