Fjalë Kyçe

Shoferi hyn në anë të kundërt në autostradë, pëson aksident të rëndë

Shoferi hyn në anë të kundërt në autostradë, pëson aksident të rëndë

Në kohën kur qytetarët po ballafaqohen tash e dy muaj me pandeminë COVID19, si pasojë e moskujdesit dhe përshtatjes me shenjat e komunikacionit, kanë ndodhur edhe aksidente në trafikun rrugor.

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në autostradën Prishtinë- Ferizaj, ku dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.

Indeksonlinë sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, derisa mësohet se vetura e tipit Pezho ka hyrë gabim në autostradë, duke shkaktuar kështu edhe aksidentin, ku është goditur nga një Audi 80.

Ndërsa, ka edhe persona të lënduar, ku ndihma e shpejtë ka marrë të lënduarit për t’i transferuar në për trajtim mjekësor.