Policët e trafikut në Slloveni kanë ndaluar 32-vjeçar nga Kosova në autostradën Lubjanë-Obrezhje, i cili ishte duke vozitur autobusin të cilit i mungonte një rrotë.
32-vjeçari është dënuar me 400 euro gjobë për shkelje të ligjit për mjetet motorike, njofton mediumi siol.net, transmeton Reporteri.net.
Autobusit i mungonte një nga rrotat në anën e majtë.
Policia rrugore konstatoi se autobusi ishte pa udhëtarë, por shoferi nuk arriti të shpjegonte se ku e kishte humbur rrotën.