Fjalë Kyçe

Shoferi përplaset me Ferrari që i kushtoi rreth 300 mijë euro, pak pasi e bleu atë

Shoferi përplaset me Ferrari që i kushtoi rreth 300 mijë euro, pak pasi e bleu atë

Supozohej të ishte krenaria dhe gëzimi i tij më i madh, por në vend të kësaj tani është e shkatërruar.

Kjo është pasoja e një aksidenti shumë të shtrenjtë që ndodhi së fundmi.

Një makinë që kushton rreth 300 mijë euro, u aksidentua në të njëjtën ditë që pronari e bleu atë, vetëm më shumë se 3 kilometra larg nga tregtari.

Makina luksoze besohet të jetë një Ferrari 488.

Fotot e shpërndara nga policia tregojnë mbulesën e përparme të thërrmuar me gërvishtje në të gjithë pjesën e përparme të makinës sportive të kuqe të ndezur.

Shoferi, i cili nuk ka pësuar lëndime, mbeti duke llogaritur koston pasi krenaria dhe gëzimi i tij u përfshi në përplasje pak pasi bleu makinën.