Shoferi i cili të shtunën goditi për vdekje një fëmijë pesëvjeçar në Lubizhdë të Hasit është i mitur, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Përmes një përgjigje të shkurtër për KOHËN, Policia në Prizren ka njoftuar se për rastin të gjitha veprimet janë kryer në koordinim me prokurorin e shtetit.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës theksohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës.