Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania”, në Prishtinë, po rrezikohen nga shofer që sjellin fëmijë në këtë shkollë e që hyjnë me veturë deri te hyrja e shkollës.
Një sinjalizues ka dërguar fotografi ku shihet një veturë afër hyrjes së shkollës pavarësisht se në oborr ka shumë nxënës.
Ai i ka thënë Sinjalit se në këtë mënyrë po rrezikohen fëmijët.
“Jo krejt prindërit e fëmijëve kanë kerre, deri në klasë dojnë me i shti me kerr. Kështu po i rrezikojnë fëmijët tjerë”, shprehet ai.