Fjalë Kyçe

Shoferi vozit në shiritin e kundërt në autostradën Prishtinë-Mitrovicë

Shoferi vozit në shiritin e kundërt në autostradën Prishtinë-Mitrovicë

Në autostradën Prishtinë-Mitrovicë, në hyrje të Prishtinës, një shofer ka vozitur në krahun e kundër të rrugës, kështu duke rrezikuar veten dhe qytetarët tjerë, raporton Gazeta Express.

Express ka siguruar pamje të shoferit i cili shihet teksa ngadalëson shpejtësinë, derisa veturat tjera ndërrojnë shiritat për t’iu shmangur.

Nuk janë të pakta rastet kur shoferët nuk respektojnë rregullat e komunikacionit, e një veprim që bie në kundërshtim me rregullat e komunikacionit.

Policia e Kosovës për çdo ditë shqipton qindra gjoba për mosrespektim të rregullave në trafik.