Lajme të këqija për Liverpoolin dhe për Jurgen Kloppin.
Mediumi britanik “The Athletic” raporton se Thiago Alcantara do të mungojë deri në gjashtë javë pas lëndimit që e pësoi në gju gjatë ndeshjes hapëse të sezonit të ri në Premierligë, ku “Reds” u përballën me Fulhamin.
Ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Bayern Munichut doli nga fusha duke çaluar në fillim të pjesës së dytë.
Dhe, tash Të Kuqtë do ta zhvillojnë së paku një muaj e gjysmë pa përfaqësuesin spanjoll.
Thiago është bërë lojtar i rëndësishëm në “Anfield Road” që kur iu bashkua gjigantit anglez nga Bayerni.
Tash, trajneri Klopp duhet t’i shikojë alternativat pasi nuk ka shumë mesfushorë kualitativë në dispozicion.