Fjalë Kyçe

Shoqërohet në Polici personi të cilit iu konfiskuan një armë e gjatë dhe një pistoletë në Zveçan

Shoqërohet në Polici personi të cilit iu konfiskuan një armë e gjatë dhe një pistoletë në Zveçan

Policia e Kosovës ka shoqëruar një person në stacionin policor në Zveçan, pasi gjatë një operacioni në këtë zonë iu konfiskuan një armë dhe një revole.

Lajmi u konfirmua nga Veton Elshani, zëdhënës i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë-Veri të Policisë së Kosovës.

“Ky nuk është operacioni i vetëm apo bastisja e vetme. Gjatë një tjetër bastisjeje në Zveçan, kemi konfiskuar një armë M-48 dhe një revole. Një person është shoqëruar në stacion dhe po merret në pyetje”, deklaroi Elshani.

Elshani gjithashtu njoftoi se në një bastisje të mëparshme në veri të vendit, Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi të madhe armësh dhe pajisjesh ushtarake, duke përfshirë një armë AK-47, dy granata dore M-75, dy radiolidhje, dy antiplumba, pajisje ushtarake të ndryshme dhe municione të tjera.

Lista e pajisjeve të konfiskuara përfshinte:

– 1 armë zjarri AK-47;

– 2 granata dore M-75;

– 2 radiolidhje;

– 2 antiplumba;

– Kapelë dhe dorëza;

– Çantë ushtarake;

– Karikatorë të zbrazët dhe të mbushur me fishekë të pistoletës;

– Harta;

– Rrip brezi;

– Sprej dhe thikë;

– Shall kamuflazhi.

Operacionet e policisë në këtë zonë janë pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme dhe për të forcuar sigurinë në veri të Kosovës.