Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani do ta mësojë kundërshtarin e rundit të parë kualifikues prej orës 14:00 kur do të tërhiqet shorti në selinë e UEFA-s.
Ishte paraparë që shorti të tërhiqet prej orës 12:00, por është shtyrë për orën 14:00. Ballkani nuk është bartës dhe do të përballet me njërën prej pesë skuadrave bartëse të Grupit 1.
E këto skuadra janë, Ferencvarosi (Hungari), Ludogoretsi (Bullgari), Zhalgirisi (Lituani), Shamrock Roversi (Irlandë) dhe New Saints (Uells).
Ndërkohë, prej orës 15:00, do të tërhiqet shorti për raundin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës, ku Gjilani dhe Dukagjini do t’i mësojnë kundërshtarët.