Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ofertën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prej 11.10.2021 deri më 25.10.2021, do të shpall konkurs për rekrutimin e kandidatëve të rinj për shkollim në akademitë prestigjioze, në Akademinë Ushtarake West point dhe Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së.
“Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes për shkollim në këto akademi, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, do të ju njoftojmë në shpallje të konkursit.
Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me partnerët amerikan, të gjithë të interesuarve, ju garanton proces fer dhe transparent, në zbatueshmëri të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen Më të mirët prej më të mirëve.
Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për SHBA-në për mbështetjen e parezervë dhe të pazëvendësueshme për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen tone”, thuhet në njoftimin e ministrisë.