Fjalë Kyçe

Shpat Zekaj stoliset me medalje në Kupën Botërore Leibnitz 2019

Shpat Zekaj stoliset me medalje në Kupën Botërore Leibnitz 2019

Shpat Zekaj fitoi medaljen e bronztë në Kupën Botërore Leibnitz 2019 për junior, shkruan Gazeta Alo.

Xhudo ka vazhduar me pjesëmarrjen në gara të ndryshme ndërkombëtare dhe njëkohësisht me fitimin e medaljeve.

Shpresa Olimpike 2018, Shpat Zeka ka fituar të bronztën në Kupën Botërore të xhudos për junior të mbajtur në Leibtnitz të Austrisë, kategoria -100 kg.

Shpati shënoi pesë fitore, ndërsa medaljen e fitoi me repesazh. Në luftën e fundit mundi gjeorgjianin Ilia Sulanidze.

Nga garuesit tjerë pjesëmarrës, Flaka Loxha (-57 kg) dhe Arbër Kullashi (-73 kg) shënuan nga një fitore, ndërsa garuesit tjerë nuk e kishin ditën, duke u ndalur në raundin e parë. /Gazeta Alo