Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti: Do të finalizojmë negociatat për blerjen edhe të 30 autobusëve të rinj

Shpend Ahmeti: Do të finalizojmë negociatat për blerjen edhe të 30 autobusëve të rinj

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se në pjesën e parë të këtij viti do të finalizohen negociatat për blerjen edhe të 30 autobusëve të rinj për trafikun urban.

“Në pjesën e parë të këtij viti do të finalizojmë negociatat për blerjen e 30 autobusëve të rinj me që rast do të kompletojmë zotimin për autobusët në pronësi publike (80). Tetë autobusë do të jenë elektrik, sipas diskutimeve me BERZH”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facbook”.

Po ashtu, ai ka thënë se në prill do të fillojë prokurimi për operatorët privat në linja të caktuara, ku kontratat do të jenë afatgjata ndlrsa do të kërkohet investimi në flotë.