Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti jep një lajm me rëndësi për qytetarët e Prishtinës

Shpend Ahmeti jep një lajm me rëndësi për qytetarët e Prishtinës

Ngrohja qendrore e qytetit “Termokos” dje ka përfunduar sezonin për ngrohje. Por me kërkesë të qytetarëve që ia bënë kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti, ‘Termokos’ do të vazhdoj sërish nesër që të bëjë ngrohjen e qytetit.

Njoftimi i Shpend Ahmetit:

Termokosi e përfundon sezonin e ngrohjes me 15 Prill, gjë që ka ndodhur dje.

Me kërkesë të shumë qytetarëve, kam kërkuar që Termokosi të vazhdojë ngrohjen edhe disa ditë, për shkak të temperaturave, posaçërisht gjatë natës.

Ngrohja rifillon prapë nesër pasdite, e premte.

Shënim: ngrohja nuk lëshohet e ndalet me një pullë dhe brenda pak minutave. Na duhet 24 orë për të rifilluar. Të shtunën do të jetë 25 gradë gjatë ditës prandaj do të jetë ngrohtë edhe me ngrohje por prej të dieles prapë kemi temperatura më të ulta. Po shpresoj se nuk do të kemi shumë ankesa të shtunen se është shumë nxehtë e duhet me ndal ngrohjen 🙂

Me juve e për juve!

#rriNshpi