Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti ka një njoftim për të gjithë banorët e Prishtinës

Shpend Ahmeti ka një njoftim për të gjithë banorët e Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë me dije se nga nesër, do të fillojë faza shtesë e dezinsektimit hapësinor si pasojë e ‘vërshimit’ të mushkonjave.

Ahmeti përmes Facebook ka shkruar se dezinsektimi do të bëhet çdo mbrëmje nga ora 19:30 për gjashtë ditë rresht.

“Prej nesër, e Mërkurë, 26 Gusht fillon faza shtesë e dezinsektimit hapsinor në Prishtinë. Çdo mbrëmje nga ora 19:30 për gjashtë ditë rresht do të trajtohen hapësirat e lagjeve të ndryshme në qytet dhe zonat rurale”.