Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti njofton se për ngjarjen në Lagjen e Spitalit ka të arrestuar

Shpend Ahmeti njofton se për ngjarjen në Lagjen e Spitalit ka të arrestuar

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së një personi dhe keqardhjen për plagosjen e tre të tjerëve, ka njoftuar gjithashtu se Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona.

“Me shqetësim pranuam lajmin për ngjarjen e rëndë në Prishtinë ku si pasojë e një përleshjeje ka humbur jetën një qytetar dhe tre të tjerë janë të plagosur rëndë. Ekipet e Policisë dhe Mjekësisë Urgjente kanë reaguar menjëherë dhe prioritet është trajtimi i të plagosurve të cilët tashmë janë transferuar në QKUK. Policia është duke mbledh informatat dhe tashmë ka edhe të arrestuar, por të gjitha informatat e sakta do të bëhen të ditura pas hetimeve nga institucionet e rendit”, ka thënë Ahmeti.

“Në emër të Komunës shpreh ngushëllime për familjen e viktimës, e lutemi e shpresojmë se të lënduarit e tjerë të shërohen”, ka shtuar më tej ai.