Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti ua dorëzon ‘Çelësin e Prishtinës’ dy futbollistëve të njohur, Granit Xhaka dhe Milot Rashica

Shpend Ahmeti ua dorëzon ‘Çelësin e Prishtinës’ dy futbollistëve të njohur, Granit Xhaka dhe Milot Rashica

Granit Xhaka dhe Milot Rashica do të jenë sot kapiten të dy skuadrave, në një ndeshje atraktive, por me qëllime humanitare.

Ndeshja zhvillohet për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës.

Dy futbollistët e njohur ishin të pranishëm në konferencën për shtyp, së bashku me kryetarin e komunës, Shpend Ahmeti, sekretarin Eroll Salihu, boksierin Haxhi Krasniqi dhe yllin e muzikës Ledri Vula.

Shpend Ahmeti për nder ta asaj se çfarë japin në fushë dhe si e promovojnë Kosovën, duke i quajtur ambasadorët më të mirë ua ka dorëzuar ‘Çelësin e Prishtinës”.

Një dhuratë që jepet për promovimin e vendit dhe kryeqytetit.

Shpend Ahmeti ia pretoi këtë edhe Haxhi Krasniqit, por kur të boksojë në Prishtinë.