Fjalë Kyçe

Shpend Ahmeti uron VV-në dhe LDK-në

Shpend Ahmeti uron VV-në dhe LDK-në

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se rezultati pothuajse është i qartë dhe ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Edhe pse ende nuk ka përfunduar numërimi i krejt votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet pothuajse janë të qarta. Pa marr parasysh se kush fiton, shfrytëzoj rastin të uroj fituesin, qoftë ajo Lëvizja Vetëvendosje apo Lidhja Demokratike e Kosovës”, deklaroi Ahmeti.Po ashtu, kryetari i Komunës së Prishtinës falënderoi qytetarët për dalje masive të qytetarëve në zgjedhje.