Fjalë Kyçe

Pas dorëheqjes së Zikreta Alitit, shpërbëhet Grupi Parlamentar 6+

Pas dorëheqjes së Zikreta Alitit, shpërbëhet Grupi Parlamentar 6+

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më si grup, shkaku i dorëheqjes nga ky grup i deputetes Zikreta Aliti.

Gjatë seancës së sotme plenare, Osmani ka ta thënë që Grupi 6+ nuk ekziston më nga data 3 qershor.

“Me këtë e humb të drejtat e përcaktuara me rregulloren e kuvendit që është përfaqësimi në komisionet parlamentare, përjashtim bënë Komisioni për të drejtat dhe interesat e komuniteteve”, ka thënë Osmani.