8 ndeshje, 5 gola dhe 7 asistime – Eden Hazard ka shkëlqyer në vitin 2019 për skuadrën e Roberto Martínez
Eden Hazard i Real Madridi është vlerësuar me çmimin ‘futbollisti më i mirë belg’, pas një viti kalendarik të suksesshëm në aspektin individual.
Gjatë vitit 2019, Hazard shënoi 5 gola dhe dhuroi 7 asistime në 8 ndeshje, derisa fitoi edhe Europa Leaguen me Chelsean.
Hazard la prapa Kevin de Bruynen dhe Romelu Lukakun.
“Faleminderit të gjithëve, shkojmë për një vit tjetër të madh 2020”, shkroi belgu në Twitter.