Fjalë Kyçe

Shpërndahen 120 pako ushqimore për familjet në nevojë në Orllan e rrethinë

Shpërndahen 120 pako ushqimore për familjet në nevojë në Orllan e rrethinë

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit shpërndahen 120 pako për familjet në nevojë në Orllan dhe fshatra përreth.

Sot u shpërndan 120 pako me gjëra ushqimore, higjienike dhe miell për familjet në nevojë te Orllanit me fshatrat përreth , e gjithë kjo fal bashkëvendësve tan brenda vendit e sidomos mërgatës ton nga Londra, Gjermani, Austri, Zvicër dhe Franca e cila për asnjë moment nuk po e harron vendlindjen dhe bashkëvendësit duke i ndihmuar edhe në ketë kohe pandemia për shkak të virusit COVIT-19.

Aksioni u Organizua nga (Hoxha) Shefqet Pajaziti , Sylejman Rrahmani dhe Rexhep Zeka.

‘Në emër të grupit organizativ ju falënderojmë nga zemra gjithsecilin veç e veç për kontributin tuaj që tashme është edhe shembull se si mërgata jon dhe banorët që kanë mundësi, organizohen dhe i dalin në ndihmë bashkëvendësve që kanë nevojë për ndihmën e tyre në kohe pandemie e në prag të muajit të Ramazanit’, thotë Rexhep Zeka nga shoqëria civile.

‘Vetëm kështu te bashkuar dhe pran njeri tjetrit kalojmë çdo sfidë Allahu ju shpërbleftë. Urime muaji i shenjët i Ramazanit , inshAllah Allahu na pranon dhe na lehtëson agjërimin. Shihemi në aktivitetin e radhës me respekt grupi organizativ!’