Fjalë Kyçe

Shpërndahen 200 koshere bletësh për 20 fermerë të Skenderajt

Shpërndahen 200 koshere bletësh për 20 fermerë të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me drejtorin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Sokol Sallahu, takoi sot fermerët përfitues të projektit të përbashkët mes Komunës së Skenderajt dhe “Qatar Charity”, në kuadër të së cilit kanë përfituar 20 fermerë të komunës së Skenderajt, me nga 10 koshere me bletë, 10 koshere të zbrazëta për rritje të biznesit të tyre familjar si dhe me nga një centrifugë mekanike për nxjerrjen e mjaltit, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me këtë rast Jashari, duke i përgëzuar fermerët përfitues, u bëri thirrje atyre që të punojnë në zgjerimin e biznesit te tyre, për të zhvilluar kështu ekonominë dhe për të zvogëluar papunësinë.

Ai tutje deklaroi që Komuna e Skenderajt, për çdo vit është duke rritur buxhetin për bujqësinë dhe përkrahjen për fermerët.

20 fermerët përfitues sot kanë mbajtur trajnim rreth kultivimit të bletëve nga bletari i suksesshëm Zymer Bajraktari, biznesin e të cilit e vizitoi edhe Jashari dhe me ç’rast e përgëzoi atë për punën dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e sektorit të bletarisë në komunën tonë.