Fjalë Kyçe

Shpërndarësi i picave qëllon për vdekje gruan sepse ‘votoi për Joe Biden’

Shpërndarësi i picave qëllon për vdekje gruan sepse ‘votoi për Joe Biden’

Një shofer i shpërndarjes së picave ka qëlluar për vdekje një grua avokate dhe plagosi bashkëshortin e saj sepse ata kishin votuar për presidentin amerikan Joe Biden.

38 vjeçari Joseph Angel Alvarez, thotë se sulmoi barbarisht Georgette e Daniel Kauffman kur pa një flamur elektoral të Biden në shtëpinë e tyre në El Paso, Texas, SHBA.

Ndërsa aty pranë ishte varur një kukull e shëmtuar e ish-presidentit Donald Trump, raportonte rrjeti KDBC.

Trupi i zonjës Kauffman, 50 vjeçe, u gjet në garazhin e saj pasi ishte sulmuar rreth orës 7.35 të mbrëmjes, 14 nëntorin e shkuar.

Ndërsa zoti Kauffman, 47 vjeç, tha se ishte qëlluar dy herë, duke përfshirë dhe një herë në kokë, në shpatull e në dorë.

Ai kishte arritur të shkonte në shtëpinë e fqinjit i cili dha alarmin.

Çifti ishin të dy avokatë dhe punonin për prokurorin e Texas.

Ndërsa Alvarez u arrestua nga forcat speciale këtë vit më 8 shtator.

Ai sipas autoriteteve, kishte ‘pikëpamje fetare ekstremiste’ dhe ishte i bindur se parku Memorial prane shtëpisë së çifit Kauffman, përdorej si një tempull i ritualeve satanike për të kryer abortime me anë të magjisë.

Alvarez u tha hetuesve se kishte sulmuar çiftin me qëllim të ‘ekzekutonte e të zhdukte adhuruesit e satanit hebre’.

Ai kishte shënjestruar katër shtëpi në zonë kur dhe ishte bindur se aty kryheshin aktivitete satanike.

Policia shkruante në raport: “I akuzuari thotë se kërkonte të ndalonte aktivitetin satanik në skenën e krimit (Parku Memorial) dhe zbatoi manifestin e tij të vrasjes së çiftit Kaufman duke fabrikuar lidhjen e shtëpive në zonë me aktivitete satanike, prej vendndodhjes së tyre në park”.