Udhëheqësi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus u ka bërë thirrje vendeve të G20 të ndjekin shembullin e SHBA-ve në shpërndarjen e vaksinave.
Tedros Adhanom Ghebreyesus, udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u ka bërë thirrje vendeve të G20, që të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shpërdarë sa më shume vaksina anti-Covid. Ghebreyesus u takua me zyrtaren e Departamentit të Shtetit të SHBA, ambasadoren Erica Barks-Ruggles. Ai falenderoi Amerikën për udhëheqjen në shpërndarjen e vaksinave.
“Kam pasur një takim shumë konstruktiv me Erica Barks ruggles rreth COVID19. E falënderova Amerikën për udhëheqjen e saj në ndarjen e dozave të vaksinave. Shpresojmë që udhëheqësit e vendeve të tjera të G20 do të bazohen tek SHBA dhe do të sigurojnë që të gjitha vendet të kenë furnizim të mjaftueshëm për të arritur mbulimin 40% deri në fund të vitit 2021.” shkroi Ghebreyesus.
I had a very constructive meeting with @State_IO Erica Barks Ruggles about #COVID19. I thanked her for 🇺🇸's leadership in sharing vaccine doses. We hope other @g20org leaders will build on this & ensure all countries have enough supply to reach 40% coverage by the end of 2021. https://t.co/AUMwnN5XRS pic.twitter.com/sSN9BKxtn4
— Tedros Adhanom Ghebreyesus (@DrTedros) October 23, 2021