Fjalë Kyçe

Shpërthejnë rrjetet sociale për Milot Rashicën!

Shpërthejnë rrjetet sociale për Milot Rashicën!

Milot Rashica është duke marrë lëvdata të panumërta nga tifozët në “Twitter”.

Talenti i Kombëtares së Kosovës, ka shënuar dy gola shumë të bukur në ndeshjen që Werder Bremen është duke e fituar me rezultat 3-0 ndaj Augsburgut, shkruan Gazeta Express.

Ai shënoi për 1-0 në minutën e 5’….
Dhe për 3-0 në atë të 28’, para se të detyrohet të largohet nga fusha në minutën e 36’, për shkak të një lëndimi që pritet të konfirmohet pas ndeshjes nga trajneri, Florian Kohfeldt.

Sido që të jetë, Rashica e bëri të tijën në këtë ndeshje, kreu punë dhe u largua nga fusha me kokën lart.

Ai ka marrë lëvdata të shumta nga tifozët në rrjetet sociale, të cilët besojmë se 22-vjeçari është talent me të ardhme të ndritur dhe se ka edhe shumë për të dhënë viteve të ardhshme.

Kohfeldt nuk i besoi shumë në pjesën e parë të sezonit, por që nga janari, Rashica ka një tjetër rrol dhe është duke shpërblyer besimin e trajnerit.

Ai ka realizuar 4 gola deri më tani në vitin 2019, teksa numëron gjithsej 5 me Werderin në sezonin 2018/19.