Fjalë Kyçe

Shpërthen ashpër mjekja shqiptare: Kush jeni ju more palaço ordinerë që nuk besoni te koronavirusi

Shpërthen ashpër mjekja shqiptare: Kush jeni ju more palaço ordinerë që nuk besoni te koronavirusi

Doktoresha, Lida Shosha përmes një postimi në “Facebook” është shprehur e revoltuar për faktin se shumë njerëz nuk besojnë tek koronavirusi dhe vënë të tjerët në rrezik. Ajo ka folur me një fjalor shumë të ashpër, ku njerëzit që nuk e besojnë se ekziston ky virus janë palaço dhe ordinera. Mjekja ka postuar edhe foton e mushkërive të një pacienti që i kishte copë-copë, duke i bërë thirrje të bëjnë sa më shumë kujdes.

Shosha shprehet se mjekët, infermierët dhe të gjithë punonjësit e shëndetësisë po punojnë në kushte shumë të vështira dhe po vënë në rrezik familjen e tyre për t’i shërbyer pacientëve, prandaj i kërkon njerëzve të mos merren me teori konspirative.

“Perdite shohim imazhe problematike te skanerave te mushkerise cope -cope, sugjerus shume te forte per infeksionin nga Covid -19. Kush jeni ju, more palaco ordinere neper rjete sociale e media, qe helmoni ket milet me teorite konspirative, jo po nuk ekziston, jo po mjeket po genjejne, gjithe bota po genjen. Vecse, kur te bini ne dore te mjekeve e te luteni per nje fije fryme, mire eshte, tju nxjerim nga dritarja te ajroseni ne bahcen, me barin e perveluar nga 45 gradshi i te nxehtit afrikan.

Po kete se bejme dot per askend, as per ju, sepse respektojme veten, profesionin, qe i kemi kushtuar gjithe jeten per nder te jetes se atyre qe na besojne. Vini gishtin kokes, mbrohuni sa te mundni, e nese nuk e doni jeten tuaj, vjen vet shoku Covid, ju perqafon e kafshon madje, me mall te papare, po te tjeret mos i helmoni e vrisni me injorancen tuaj stratosferike, vrastare te jetes. Po punojme nonstop, ne kushtet me te veshtira te jetes tone, po u sherbejme njerezve duke rezikuar veten , familjet, femijet, prinderit, miqte.

Njerezit kane semundje nga me te ndryshmet, ca prej tyre, tumorale e na shohin ne drite te syrit per ” shprese” e duhet te jemi aty , ne frontline tju sherbejme atyre qe e duan jeten, atyre qe duan te shohin diellin e se nesermes, e duhet te jemi te forte. Mbyllini mor, gojet tuaja te liga, hapni syte, e veshet, e kujdesuni per jeten, qe Zoti jua ka fal vec nje here.Jemi ne kete situate per shume arsye, po nje prej tyre eshte papergjeshmeria e paprecedent e individeve te tille. Lerini mjeket, te punojne te qete, ne keto kohe tejet te veshtira, perpos vapes, Covidit, rasteve problematike qe kerkojne zgjidhje, lodhjes se tejzgjatur, sju kemi mangut dhe mendjet e helmatisura nga virusi i injorances”, ka shkruar mjekja.

https://www.facebook.com/lida.shosha/posts/3109430042445410