Kriptovaluta më e njohur në botë, Bitcoin, ka shpërthyer të mërkurën duke tejkaluar vlerën e mbi 60 mijë dollarëve për herën e parë që nga nëntori i vitit 2021.
Vlera e kësaj valute u rrit për 6 për qind, në mbi 60 mijë e 391 dollarë, sipas “Coin Metrics”. Rekordi i të gjitha kohërave është gati 70 mijë dollarë.
Investitorët po presin rekord të ri, për shkak të procesit të njohur si “halving”.
Çka është “halving”?
BTC-ja vetëm javën e shkuar është rritur për 18 për qind. Tani ka vlerë rreth 40 për qind më shumë vetëm në vitin 2024.