Fjalë Kyçe

Shpërthen Klopp për orarin e ngjeshur për festat e fundvitit: “Është e tepërt…”

Shpërthen Klopp për orarin e ngjeshur për festat e fundvitit: “Është e tepërt…”

Jurgen Klopp nuk është aspak i lumtur me mënyrën se si Premierliga po i trajton klubet dhe lojtarët në veçanti.

Kur të gjithë pushojnë në këtë kohë festash, në Angli sfidat shtohen.

Premierliga do të luhet këtë të diele me 26 dhjetor, dhe menjëherë pas 48 orësh, të martën me 28 dhjetor do të kenë takime të tjera pothuajse të gjitha klubet angleze.

Kjo ka irrituar Kloppin që ka thënë se gjithmonë do të flasin për këtë, sepse nuk është aspak normale sipas tij.

“Është e pamundur, dhe qesharake që ata ende e bëjnë këtë”, u shpreh Klopp, përcjell express.

Ndeshjet në këto ditë Krishtlindjeve janë të mrekullueshme, askush s’e mohon këtë, po flasim për ndeshjet me 26 dhe menjëherë me 28. Është e pamundur, është qesharake që e bëjnë ende këtë sepse mund të luhen me 26 dhe më pas me 29, këtu s’ka asnjë problem, problemi është me 28. 26 dhe 29 ende është kohë e shkurtër, por është në rregull, por 26 dhe 28 nuk është e drejtë. Dhe këtë do ta themi gjatë gjithë kohës. Njerëzit mund të thonë ata fitojnë shumë, po fitojmë shumë, por kjo s’ka të bëjë asgjë me këtë, mund të luajmë me 26 dhe 29 por jo me 26 dhe 28, është shumë e rrezikshme për lojtarët. Vetëm dy ekipe, nëse edhe ato janë të ko0mpletuara mund të luajnë dhe të ndërrojnë tërë skuadrën, Chelsea, që tani ka probleme, dhe City, ekipet tjera s’mund ta bëjnë këtë”, tha ai mbrëmë pas kualifikimit në gjysmëfinale të “Carabao Cup”.