Fjalë Kyçe

“Shpërthen” Mirel Josa, ja çfarë thotë pas ndeshjes me Lirinë

“Shpërthen” Mirel Josa, ja çfarë thotë pas ndeshjes me Lirinë

Prishtina e tij është treguar sërish bindëse, derisa e ka mposhtur Lirinë e Prizrenit me rezultat 3-0 në “Fadil Vokrri” të kryeqytetit.

Por, trajneri i bardhekaltërve nuk është ndarë i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra e tij, ndërkohë që thekson se ka patur momente kur ekipi ka luajtur në mënyrën se si ai ka kërkuar të luante.

“Goli i parë na liroi sa i përket veprimeve tona. Mund të them se jam i kënaqur në momente të caktuara të ndeshjes, sidomos atëherë kur kapnim zonat bosh të kundërshtarit me pasimet në thellësi, por nuk jam aspak i kënaqur me pjesën tjetër të lojës. Në 20 minutat e fundit nuk kemi luajtur si kolektiv, por tentuam ti bënim gjërat në mënyrë individuale dhe kjo nuk guxon të ndodh, pasi që kemi një malore për ta bërë dhe kjo malore kërkon disiplinë”, deklaroi Mirel Josa për Super Sport Kosova.

Mbrojtja e Lirisë me 5 futbollistë? “Liria në fakt u mbrojt me nëntë futbollistë dhe portieri dhjetë. Mbyllën mirë zonat dhe ishin repartet e koordinuara, me ç’rast edhe na vështirësuan punën të çanim drejt portës, por e rëndësishme ishte të realizohej goli i parë dhe më pas rrodhën gjërat si rrodhën”, mbylli Josa.

Fitorja ndaj Lirisë e ka zhvendosur sërish Prishtinën në pozitën e dytë të renditjes tabelare dhe vazhdon të presionojë Feronikelin me vetë tre pikë më pak.