Fjalë Kyçe

Shpërthen një gyp në Fushë Kosovë, lë pa ujë një pjesë të saj

Shpërthen një gyp në Fushë Kosovë, lë pa ujë një pjesë të saj

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se një zonë në Fushë Kosovë ka mbetur pa furnizim me ujë. Kjo sipas njoftimit, për shkak të pëlcitjes së një gypi në rrugën “Nënë Tereza”.

Sipas njoftimit, pa ujë kanë mbetur të gjitha objektet nga shkolla “Mihajl Grameno” deri te stacioni i trenave si dhe fshati Uglar.

“Për shkak të pëlcitjes së gypit të ujit me diametër fi 200 mm në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë, kemi qenë të detyruar të ndërpresim furnizimin me ujë të pijshëm për zonat në vijim duke filluar nga ora 11:30- 15:30, deri në sanimin e defektit. Pa ujë janë të gjitha objektet nga shkolla ‘Mihajl Grameno’ deri te stacioni i trenave( vetëm ana e majtë) drejtimi Prishtinë- Fushë Kosovë si dhe fshati Uglar”, thuhet në njoftim.