Shpërthen rrahja mes familjarëve në Pejë, tre arrestohen dhe dy të tjerë përfundojnë në spital
Gjatë ditës së dielë, ka ndodhur një mosmarrëveshje në një familje në Pejë, ku ka situata ka degraduar deri tek rrahja.
Sipas policisë, pesë persona familjarë mes vete kanë përfunduar duke u rrahur mes vete pas një mosmarrëveshje.
Si pasojë e kësaj situate dy nga familjarët kanë përfunduar në spital ndërsa tre të tjerë janë arrestuar.
Dy nga të arrestuarit janë liruar, njëri është dërguar në mbajtje.
“Rr. Shaban Polluzha, Pejë, 05.09.2021 – 14:50. Ka ndodhë një mosmarrëveshje mes pesë personave familjarë mes vete, si pasojë e rrahjes dy viktimat meshkuj kosovarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor. Tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, dy të tjerët janë liruar”.