Vullkani më i madh i Europës, Etna ka shpërthyer ditën e djeshme duke ndezur gjithë Sicilinë.
Nga pamjet e siguruara nga mediat e huaja, duket se nga krateri i Etnas ka dalë llavë dhe hi duke ndezur natën e errët siciliane në Itali, transmeton GSH raportimet.
Deri më tani nuk raportohet për dëme, por është hera e dytë këtë vit që Etna bëhet aktive pas majit. Pas shpërthimit të djeshëm 17 tërmete janë regjistruar në Sicili si dhe reshje me hi në fshatrat e qytezat përreth Etnas.