Një anije kontejnerësh e ankoruar në portin e madh të Dubait mori flakë të mërkurën vonë, njoftoi zyra e medias e emirateve, duke shkaktuar një shpërthim që shkaktoi lëkundje nëpër qendrën tregtare të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Postimi në Twitter nga zyra e medias shtetërore e Dubait tha se një zjarr u raportua të kishte shpërthyer në një anije në portin Jebel Ali dhe se një ekip zjarrfikësish po punonin për të kontrolluar flakët.
A fire caused by an explosion within a container on board a ship at Jebel Ali Port has been brought under control; no casualities have been reported. pic.twitter.com/oMTaJhgEYd
— Dubai Media Office (@DXBMediaOffice) July 7, 2021
Zyrtarët thanë se nuk ka raporte për viktima apo të lënduar. Edhe shkalla e dëmit të shkaktuar nga shpërthimi në port dhe ngarkesën përreth nuk është e qartë ende.
Dëshmitarët raportuan se u lëkundën ndërtesat në të gjithë qytetin. Banorët e lagjeve rreth 25 kilometra larg portit thanë se e ndjenë shpërthimin rreth orës 11:45.
Gazetarët e Associated Press e ndjenë gjithashtu shpërthimin që tronditi dritaret e xhamave të banesave të tyre.
Porti Jebel Ali në Dubai është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe më i madhi në Lindjen e Mesme.