Fjalë Kyçe

Shpërthimi i variantit të ri të Covid-19, ekspertët britanikë japin detaje

Shpërthimi i variantit të ri të Covid-19, ekspertët britanikë japin detaje

Ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar që identifikuan variantin e ri të COVID-19, i cili duket se po përhapet shpejt në disa pjesë të Anglisë, thonë se infeksioni duket se filloi nga brenda dhe mund të mos jetë i ‘importuar’.

Sipas BBC, Nick Loman, një ekspert i mikrobiologjisë nga Universiteti i Birmingham dhe pjesë e Konsorciumit dhe të Gjenetikës së COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar (CoG), thotë se variant i ri duket se është shfaqur spontanisht “nga asgjëja” në fund të muajit shtator.

Numri i vogël i rasteve bëri që shpejt të rritet shumë më tepër dhe kjo i bëri ekspertët të interesoheshin për sa i përket kësaj çështjeje.

Deri më tani, 1000 raste janë identifikuar në Mbretërinë e Bashkuar. Rastet dominojnë kryesisht në jug të Anglisë, por infeksionet u identifikuan në gati 60 zona të ndryshme të autoritetit lokal, duke përfshirë pjesë të Skocisë dhe Uellsit.

Ekipi thotë se ende nuk ka asgjë që sugjeron se varianti ri mund të jetë më i rrezikshëm duke shkaktuar sëmundjen më të rëndë, ose vaksinat aktuale nuk do të funksionojnë më.

Sipas tyre, kjo do të duhej monitoruar me javë për të parë nëse është më infektues se versionet e tjera të COVID-19.