Fjalë Kyçe

Shpëtim Duro arrin marrëveshje me klubin e njohur

Shpëtim Duro arrin marrëveshje me klubin e njohur

Përmbyset situata te Kukësi. Teksa pritej zyrtarizimi i trajnerit Ilir Daja, “Panorama Sport” , mëson ekzkluzivisht se presidenti Safet Gjici, ka arritur marrëveshjen për t’i besuar stolin e Kukësit, trajnerit Shpëtim Duro.

Lajmi konfirmohet për gazetën qoftë nga klubi dhe trajneri.

Pas bisedimeve me Dajën, palët edhe pse kishin gjetur një konsensus për anën financiare dhe detajet teknike, u prishën në fund për shkak se kërkesat e trajnerit u cilësuan si të ekzagjeruar nga drejtuesit e Kukësit.

Duro

Duro ka qenë kandidat njëkohësisht dhe bisedimet kishin nisur, derisa Gjici u bind dhe u arrit marrëveshja. Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet pas rikthimit të presidentit në Shqipëri, pasi prej ditësh është me pushime në Turqi dhe marrëveshjen me Duron e ka mbyllur përmes telefonit.

Gjithsesi, një ide e klubit është që Duro të prezantohet që nesër në orën 10:00 përmes një konference për shtyp, i shoqëruar nga drejtori Nderim Nexhipi, i cili ka qenë njeriu kryesor në këtë lëvizje të befasishme.