Policia në Guatemalë arriti të shpëtojë 126 emigrantë të cilët ishin braktisur brenda një kontejneri në anë të një rruge.
Emigrantët u gjetën në orët e para të mëngjesit midis qyteteve Nueva Concepción dhe Cocales pasi disa banorë njoftuan autoritetet se kishin dëgjuar ulërima brenda rimorkios së kamionit.
Autoritetet besojnë se ata u braktisën nga kontrabandistët që ishin paguar për t’i çuar në SHBA përmes Meksikës.
Mësohet se shumica e emigrantëve ishte nga Haiti, por kishte dhe nga Gana e Nepali.
Oficerët u dhanë emigrantëve ndihmën e parë para se t’i shoqëronin në një strehë të drejtuar nga Instituti i Migracionit në Guatemalë.A2news