Fjalë Kyçe

“Shporeti” mbushet veç dy herë me dru në “Sadedin Hajda”, ankohen prindër e nxënës

“Shporeti” mbushet veç dy herë me dru në “Sadedin Hajda”, ankohen prindër e nxënës

Nxënësit e shkollës fillore “Sadedin Hajda” në Rahovec po kanë probleme me mbajtjen e mësimit, pasi shkolla e tyre është e ftoftë.

Për këtë po ankohen prindërit të cilët thonë se nuk do t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

“Dje e kom marr fëmijën e kom dërguar drejt te doktori se u ftoftë kom thonë se sot kom me i ndal fëmijë prej shkollës, thotë Kenan Canziba.

Drejtori thotë se ka vetëm një mirëmbajtës dhe furnizohet vetëm dy herë gjate ditës me dru, derisa për t’u krijuar kushte për mësim kërkohet më shumë.

Në objektin e shkollës mbajnë mësim edhe nxënës të shkollës së muzikës, e ata të shkollës së mesme profesionale, kurse përkohësisht aty janë nxënësit e shkollës Sadedin Hajda, pasi objekti i tyre ende nuk është përfunduar.