Fjalë Kyçe

Shqetësuese: 150 raste të reja me koronavirus vetëm në Prishtinë

Shqetësuese: 150 raste të reja me koronavirus vetëm në Prishtinë

281 raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar së fundi nga IKSHPK.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, kanë humbur jetën  katër persona gjatë 24 orëve të fundit.

Por numri më i madh i të infektuarve me koronavirus të konfirmuar gjatë ditës së sotme është në Prishtinë.

150 raste të prekur me COVID-19 janë konfirmuar në kryeqytet.

“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 150 raste, komuna Fushë Kosovë 22 raste, komuna Prizren 20 raste, komuna Gjilan 15 raste, komuna Vushtrri 15 raste, komuna Lipjan 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Suharekë 5 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Klinë, Pejë dhe Rahovec”, thuhet në njoftim.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 18 mijë e 626 raste, nga 90 mijë e 40 persona të dyshimtë që nga muaji mars.