Fjalë Kyçe

Shqetësuese: 41 fëmijë nën dhjetë vjet janë prekur nga virusi brenda një dite

Shqetësuese: 41 fëmijë nën dhjetë vjet janë prekur nga virusi brenda një dite

Po vazhdon numri i lartë i vdekjeve nga COVID-i në Kosovë. Gjatë ditës së sotme janë shënuar 32 vdekje dhe 1,600 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë, shkruan lajmi.net.

41 raste të infektimit janë fëmijë të moshës nën 10 vjeç.

Ndërsa shifra më e lartë e të infektuarve është e moshës 30 vjeç deri më 39 vjeç, gjithsej 364.

Në Kosovë që nga 30 gushti kanë hyrë në fuqi masa për parandalimin e përhapjes së COVID-it, dhe pritet të jenë në fuqi deri me 13 shtator.