Fjalë Kyçe

Shqetësuese: Për 24 orë, pesë gra raportojnë dhunë familjare

Shqetësuese: Për 24 orë, pesë gra raportojnë dhunë familjare

Pesë raste të dhunës në familje janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Në Prishtinë një grua ka raportuar në Polici djalin e saj, pasi ishte kanosur verbalisht nga ai e që i njejti gjendet në arrati, ndërsa në Klinë një grua ka raportuar në Polici bashkëshortin e saj dhe motrën e tij, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj saj.

Arrestime për dhunë në familje ka pasur edhe në Gjakovë, ku burri ka rrahur bashkëshorten, po ashtu edhe në Vushtrri një grua ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshortin është sulmuar fizikisht

Raportet e plota nga Policia e Kosovës:

DHUNË FAMILJARE KANOSJE

Prishtinë, 26.04.2020 – 16:46. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje është kanosur verbalisht nga djali i saj, i dyshuari mashkull kosovar, i cili është larguar në drejtim të panjohur dhe gjendet në arrati. Rasti vazhdon të hetohet.

DHUNË FAMILJARE & DËMTIM PRONE

Prishtinë, 26.04.2020 – 18:55. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj i sëmur mental pas një mosmarrëveshjeje i ka bërë presion psikik dhe i ka dëmtuar dyert dhe dritaret e shtëpisë. I dyshuari pas shoqërimit në polici ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe me vendim të prokurorit është dërguar në repartin e psikiatrisë QKUK.

DHUNË NË FAMILJE

Klinë 25.04.2020-18:50.Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti dhe motra e tij kanë ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNË NË FAMILJARE

Gjakovë 25.04.2020-20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas në mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

DHUNË FAMILJARE

Vushtrri 26.04.2020 – 13:33. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar.