Është varrosur Shqipdon Alija, djaloshi 23 vjeçar i cili u gjet mbrëmë pa shenja jete në fshatin Gadime e Ultë.
Ai ishte raportuar i zhdukur nga data 14 tetor nga familja e tij.
Shqipdoni ishte larguar nga shtëpia duke mos i përballuar gjendjës së rëndë shëndetësore të babait të sëmurë i cili ndërroi jetë para pesë ditësh.
Shqipdon Alija varroset sot në Gadime të Ulët
Shqipdon Alija, 23 vjeçari i zhdukur që u gjet i vdekur në Gadime të Ulët në Lipjan, do të varroset sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit.
Ai u gjet në një gropë të gurthyesit më të vjetër të Gadimës së Ulët, ndërsa zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, ka falënderuar qytetarët që ndihmuan në gjetjen e tij, njofton Klan Kosova.
Shqipdoni para një jave ishte larguar nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më. Babai i tij ka vdekur dy ditë pas zhdukjes së tij.