13 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në Shqipëri.
Në raportin 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se nga 4,835 testime që janë kryer, 669 persona kanë dalur pozitiv.
Tutje, thuhet se janë shëruar 936 qytetarë nga COVID-19, duke e çuar numrin e të shëruarve në 157,610 që nga fillimi i pandemisë.
Aktualisht, numri total i të infektuarve në vend është 9,823. 158 pacientë po marrin trajtim në spitalet COVID, 15 prej të cilëve janë në gjendje shëndetësore më të renduar.
.