Fjalë Kyçe

Shqipëri: 17 të vdekur dhe 705 raste të reja nga COVID-19

Shqipëri: 17 të vdekur dhe 705 raste të reja nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit në anë kryer 2.186 testime, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë, ndërsa janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.